Një 70-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Burrel të Shqipërisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 raportojnë mediat e Shqipërisë.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Rrethanat e plagosjes mbeten ende të paqarta dhe grupi hetimor po vazhdon hetimet.