Tre persona janë plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri që janë dëgjuar sot rreth orës 11:00, në rrugën “Kemajl Azizi”, në Viti, raporton Gazeta Sinjali.
Policia njofton se dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa i treti ka pësuar lëndime të lehta.
Të plagosurit që ndodhen në gjendje të rënda janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin rajonal të Gjilanit, ndërsa i treti në Emergjencën e Vitisë.
Me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.
Hetimet për zbardhjen e këtij rasti po udhëhiqen nga Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale në koordinim me Prokurorin e Shtetit./Gazeta Sinjali/