image Plagosen me armë zjarri dy kosovarë në Zvicër

Diasporë

Plagosen me armë zjarri dy kosovarë në Zvicër

news image

Mbrëmjen e së dielës, rreth orës 23:00, pas disa të shtëna me armë zjarri kanë mbetur të plagosur një 29-vjeçar dhe një 33-vjeçar, të dy me prejardhje nga Kosova.

Incidenti ka ndodhur në zonën e hyrjes së një restoranti në Rickenbach afër qytetit Wil, raporton fm1Today, përcjell Gazeta Sinjali.

“Pak pas orës 23:00 policia e kantonit Thurgau mori një mesazh se kishte një mosmarrëveshje në një restorant në Rickenbach”, tha Daniel FMN, zëdhënësi i medias për policinë e kantonit Thurgau, për FM1Today.

“Një 29-vjeçar dhe një 33-vjeçar kosovarë u sollën në spital nga persona të tretë me plagë të lehta deri të rënda. Burrat u trajtuan menjëherë. Për fat të mirë, nuk ka lëndime të rrezikshme për jetën”, thotë Meili.

I dyshuari për plagosjen e dy kosovarëve ndodhet ende në arrati dhe policia e kantonit Thurgau po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e tij.

Sipas hetimeve të para, i dyshuari dhe tani të plagosurit kishin dalë së bashku nga restoranti, para se ai t’i qëllonte ata.

Të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor në spital dhe sipas policisë së këtij kantoni, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetë./Gazeta Sinjali/