Një çift bashkëshortësh është plagosur me armë zjarri të shtunën në mbrëmje rreth orës 22:15 në rrugën “Kosova” në Kamzë, transmeton Gazeta Sinjali
Policia e shtetit ka njoftuar se të plagosurit janë P.P. rreth 50-vjeç dhe bashkëshortja e tij A.P. rreth 41 vjeçe, të cilët janë dërguar në spital dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Tutje policia ka njoftuar se nuk janë ende të qarta rrethanat që kanë dërguar deri tek plagosja.
“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.