image E dhimbshme: Ndërron jetë një 24 vjeçar në një aksident në Kamëz

Shqipëri

E dhimbshme: Ndërron jetë një 24 vjeçar në një aksident në Kamëz

news image

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Kamëz të Shqipërisë.

Policia njofton se nga ky aksident ka vdekur një 24 vjeçar i cili ishte edhe ngasësi i makinës.

Aksidenti ka ndodhur pasi makina ka dalë nga rruga, ku bashkë me të riun ishte edhe një 61 vjeçar i cili ndodhet në spital, raporton TCh.

“Më datë 13.03.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në Kamzë, shtetasi D. P., 24 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi D. P., dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi F. P., 61 vjeç”. njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./GazetaSinjali/