Shtëpia e Edon Zhegrovës është vjedhur gjatë natës së ndërrimit të viteve, ka raportuar “BFM TV“.
Shtëpia e tij, e cila ndodhet në Villeneuve-d’Ascq, thuhet se u grabit pak para mesnatës gjatë natës së Vitit të Ri.
Nga shtëpia e kosovarit janë vjedhur rroba luksoze dhe sende të tjera me vlerë.
Në vendngjarje, zyrtarët policorë zbuluan se dera e përparme ishte hapur me forcë dhe dhoma të shumta në shtëpi ishin kontrolluar.
24-vjeçari nuk ishte në shtëpi gjatë kohës sa ndodhi ky rast.
Zhegrova pritet të bëjë një ankesë ditëve në vijim, teksa sipas “BFM TV” shtëpia e tij u vu nën vëzhgim nga një kompani private sigurie.