Dy persona në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë, dyshohen se nën kërcënim të armës plaçkitën një shtëpi, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se të dyshuarit ishin futur brenda një shtëpie me maska.
Sinjali ka mësuar se pronari i shtëpisë, derisa ka qenë në shtëpinë e tij janë futur hajdutët. Nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash prej 14.300€, një sasi stoli ari në vlerë rreth 5000-6000€ dhe një telefon celular dhe janë larguar në drejtim të panjohur. /Gazeta Sinjali/