Plaçkitjet nëpër filiale bankash e këmbimore janë bërë cak i shpeshtë i hajdutëve. Dje në Suharekë, ka ndodhur një e tillë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar nga burimet në Policinë e Kosovës se dje në rrugën “Ismail Qemali”, ankuesi ka njoftuar se persona të dyshuar janë futur në këmbimoren e tij.
Sinjali mëson se nga aty, hajdutët kanë plaçkitur 600 dollarë, 160 euro dhe një zingjir ari që kapte vlerën prej 200 eurosh.