image Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet e Turqisë, qytetarët paraqiten me barela, ambulanca e bombola oksigjeni

Evropë

Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet e Turqisë, qytetarët paraqiten me barela, ambulanca e bombola oksigjeni

news image

Pjesëmarrja në zgjedhjet që po mbahen në Turqi ditën e sotme duket se është e madhe.

Mediat raportojnë se që nga mëngjesi i së dielës qytetarët që kanë të drejtë vote për të vendosur mes presidentit aktual Recep Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu vijojnë të paraqiten me mijëra.

Analistët në vend argumentojnë se pjesëmarrja në zgjedhjet e këtij viti mund të tejkalojë shifrat e zgjedhjeve të shkuara kur dalja në zgjedhje ishte 86%.

Pamjet nga qendrat e votimit konfirmojnë parashikimet për këtë vit pasi mund të shihen qytetarë në karrige me rrota apo me barela që paraqiten për të mbështetur një nga dy kandidatët.

Mes atyre që kanë votuar sot është edhe 112-vjeçarja Gulu Dogan, gruaja më e moshuar në Detin e Zi, e cila refuzoi të votonte përmes aplikacionit në celular dhe u paraqit për ta hedhur vetë votën e saj në kuti.

Një tjetër grua është fotografuar teksa i drejtohej qendrës së votimit, e shoqëruar nga djali i saj i cili mbante një bombol oksigjeni në dorë.

Kurse një 84-vjeçar në Bursa u dërgua në qendrën e tij të votimit me ambulancë.

Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 17.00 me orën lokale dhe më pas pritet të nisë procesi i numërimit në prezencën e qindra vëzhguesve vendas dhe ndërkombëtarë.

/GazetaSinjali/