Ka përfunduar 45 minutëshi i parë i sfidës mes Serbisë dhe Zvicrës.
Ndeshja është e vlefshme për xhiron e tretë finale të fazës së grupeve, që mund të përcaktojë skuadrën e cila do të kualifikohet në 1/8 finale të Botërorit.
Pjesa e parë është mbyllur me rezultat 2-2.
Zvicra hapi llogarinë e para, duke realizuar përmes Xherdan Shaqirit në minutën e 20-të.
Serbia u kundërpërgjigj me dy gola të shpejtë, përmes Mitrovic dhe Vlahovic (26′, 35′).
Helvetët nuk u dorëzuan dhe në fund të pjesës së parë realizuan përmes Breel Embolos pas një pasimi nga Widmer.
???????? Le but de Breel Embolo pour égaliser face à la Serbie juste avant la mi-temps ! ????
— Lig'ASM ???????? (@LigASM_) December 2, 2022
2️⃣-2️⃣ ????????-????????pic.twitter.com/8FaOYzGx0Q
Ky rezultat e kualifikon Zvicrën për në fazën eliminuese.