image Pistoleta, pushkë gjuetie, thika e armë të hekurit/ Policia ndalon dhe arreston disa persona për armë pa leje brenda 1 dite

Siguri

Pistoleta, pushkë gjuetie, thika e armë të hekurit/ Policia ndalon dhe arreston disa persona për armë pa leje brenda 1 dite

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe një fishek.

Me dyshimin se aty ndodhen armë pa leje, policia me urdhër të gjykatës, ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse që janë në pronësi të një personi të dyshuar në fshatin Gorenje Kusce, në Novobërdë. Gjatë kontrollimit, policia njofton se është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie.

Kontrollit të policisë nuk i shpëtuan as veturat në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë. Policia ka ndalur një veturë që drejtohej nga një shtetase serbe dhe gjatë kontrollit në çantën e saj ka gjetur një sprej, si dhe maica me mbishkrime serbe.

Dje policia kishte rritur masat e sigurisë për shkak të manifestimit të “Vidovdanit” që është mbajtur në Graçanicë dhe në Gazimestan të Prishtinës. Rreth 2 mijë serbë ishin mbledhur në këtë ngjarje e cila nuk kaloi edhe pa incidente.  Policia ka arrestuar një person për shkak të nxitjes së urrejtjes, si dhe ka konfiskuar edhe armë të ftohta.  

Kështu në Veternik në Prishtinë policia ka kontrolluar veturat e atyre të cilët kanë marrë pjesë në këtë festë, vetura me tabela të Serbisë dhe sipas policisë gjatë kontrollit janë gjetur armë të ftohta (thika) dhe boksa të hekurit. Me urdhër të prokurorit janë intervistuar gjashtë të dyshuar meshkuj serb, shtetas të Serbisë dhe ndaj tyre janë iniciuar raste të veçanta./Gazeta Sinjali/