image Pirlo nuk vonon shumë, afër t’i bashkohet skuadrës italiane

Futboll

Pirlo nuk vonon shumë, afër t’i bashkohet skuadrës italiane

news image

Andrea Pirlo është gati të kthehet në stol, pasi është kontaktuar nga presidenti i klubit italian, transmeton Sinjali Sport.

Andrea Pirlo po mendon të kthehet menjëherë në lojë pas lamtumirës me Juventusin.

Fitues i Kupës së Italisë dhe Superkupës me Zonjën e Vjetër, “Maestro”  mund të ketë një shans të dytë në Serinë A.

Sipas “Il Secolo XIX”, trajneri italian ka përfunduar në shënjestrën e Sampdoria-s, me presidentin Massimo Ferrero që duket se ka pasur një kontakt telefonik me të. /Gazeta Sinjali Sporti/