image Pirlo: Ishim të vdekur pas humbjes nga Milani

Futboll

Pirlo: Ishim të vdekur pas humbjes nga Milani

news image

Andrea Pirlo foli në konferencën për shtyp para ndeshjes së fundit të Serie A,  ndaj Bolognas, raporton Sinjali Sport.

Në stadiumin “Renato Dall’Ara”, “bardhezinjtë” kanë vetëm një opsion dhe ai është të fitojnë. Tri pikët e vlefshme për Ligën e Kampionëve do jenë të rëndësishme vetëm nëse ndalet të paktën njëri prej Napolit apo Milanit.

“Skuadra është rikuperuar mirë, fitoret ndihmojnë dhe ekziston adrenalina. Bologna luan futboll, krijon shumë, ka lojtarë të rinj të shkëlqyeshëm. Do të jetë e vështirë si në ndeshjen e parë. Pas Milanit ne ishim ‘të vdekur’,  tani jemi akoma gjallë. Mendojmë së pari për veten tonë, pastaj shohim se çfarë ndodh në fushat e tjera. Ne nuk duhet të pendohemi. Presioni? Ka, si gjithmonë, por jemi të qetë dhe me entuziazëm” shtoi Pirlo.

“Formacioni? Kulusevski ishte një nga lojtarët më të përdorur në sezon, nesër është një ndeshje e veçantë, do të shohim se cilat zgjidhje do të miratojmë. E ardhmja ime? Dua të vazhdoj të punoj me këtë ekip dhe këtë klub, por mendoj se është normale të jem në diskutim pas një sezoni të tillë.

Kënaqësia më e madhe e këtij sezoni? Marrëdhënia me djemtë, të cilët dhanë gjithçka dhe punuan me përkushtim. Nuk më pëlqyen rezultatet, nuk i arritëm qëllimet e vendosura. Unë isha fitues si lojtar, dua të jem edhe si trajner kështu. Mendoj se ky vit ishte një mundësi për t’u përmirësuar. Raporti me klubi? Unë mendoj për ndeshjen e nesërme, pastaj do të shohim se çfarë mund të ndodhë”.

Në fund, trajneri i Juventusit emëron lojtarin që e befasoi më shumë këtë sezon: “Danilo, dy seanca trajnimi ishin të mjaftueshme për të kuptuar rëndësinë e tij. /Gazeta Sinjali Sporti/