image Piolit i vidhet medalja e fituesit të Scudettos pas triumfit

Futboll

Piolit i vidhet medalja e fituesit të Scudettos pas triumfit

news image

Medalja e fituesit të Serie A të Stefano Piolit u vodh gjatë festimeve në stadiumin Mapei mbrëmë.

Tekniku italian fitoi mbrëmë Scudetton e parë në karrierën e tij pas fitores 3-0 ndaj Sassuolos.

Ishte Scudetto i parë i Milanit në 11 vjet, i 19-ti në historinë e klubit. Megjithatë, jo gjithçka shkoi sipas planeve. Piolit, në fakt, iu vodh medalja e fituesit në fushë në stadiumin Mapei dhe po shkonte drejt Milanos pa të.

56-vjeçari ia kishte kushtuar fitimin e titullit babait të tij, i cili vdiq në shtator 2019, disa javë para emërimit të tij si trajner i Milanit. “Ai do të jetë krenar për mua, kudo që të jetë tani”, tha trajneri i kuqezinjve për DAZN pas ndeshjes.

Pioli u emërua trajneri i sezonit pas ndeshjes së sotme në Sassuolo dhe iu dha çmimi nga Paolo Maldini gjatë një interviste pas ndeshjes me DAZN.

Lega Serie A e pa apelin dhe i erdhi në ndihmë, duke premtuar përmes Twitter: “Mos u shqetësoni zotri Pioli, ne do t’ju japim përsëri medaljen nesër”.

/GazetaSinjaliSport/