image U përjashtua nga marina sepse ishte biseksual, heroit të luftës i jepen mbrapsht medaljet e fituara - Sinjali

U përjashtua nga marina sepse ishte biseksual, heroit të luftës i jepen mbrapsht medaljet e fituara

news image

Pas afro një beteje 30-vjeçare me ligjin, një veterani britanik të luftës, i përjashtuar nga marina për shkak të seksualitetit i janë ofruar sërish mbrapsht medaljet e tij si dhe i është kërkuar ndjesë nga ministria e Mbrojtjes për mënyrën jo të drejtë të trajtimit.

68-vjeçari Joe Ousalice u shpall fajtor nga një gjykatë ushtarake për “sjellje të dëmshme ndaj rendit të mirë dhe disiplinës detare” në 1993-shin.

Ai kishte shërbyer për plot 18 vite si operator radioje përpara se të shkarkohej dhe të zhvishej nga përfitimet dhe medaljet e marra, të cilat i fitoi gjatë kohës kur ishte në detyrë në Irlandën Veriore dhe Luftën e Falklands- it.

Vite më parë ishte e paligjshme që njerëzit e komunitetit LGBT të ishin pjesë e Forcave të Armatosura të Britanisë, derisa ligji u ndryshua në 2000-shin./ Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: