Kantautorja e njohur amerikane, Pink ka treguar se para disa javëve kishte rezultuar pozitive në testin për koronavirus, por që tanimë është shëruar.
Artistja këtë deklaratë e ka dhënë në rrjetin social Twitter, ku ndër të tjera ka bërë të ditur se do t’i dhurojë 1 milion dollarë për luftimin e koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.
Pink më tej, e ka cilësuar si dështim të qeverisë mosqasjen në testet për koronavirus. Pasi sipas saj, testet duhet të jenë për krejt në mënyrë që t’i mbrojnë fëmijët dhe familjet.
Teksa në fund ka falënderuar të gjithë personelin shëndetësor në të gjithë botën që po kujdesen për shëndetin e njerëzve./Gazeta Sinjali/