image Piktori nga Kosova pjesëmarrës në Simpoziumin e Arteve në Eskişehir

Art & Dizajn

Piktori nga Kosova pjesëmarrës në Simpoziumin e Arteve në Eskişehir

news image

Në Simpoziumin e 6 të Arteve në Eskişehir-Turqi ku kanë marrë pjesë 35 artistë nga 20 shtete përfaqësuese të botës ishte pjesëmarrës edhe artisti nga Kosova Sami Spahiu.

Në këtë aktivitet të artit piktori Spahiu tregon se ka paraqitur dy piktura me motive të gurëve të shkruar të kohës frigjiane në monumentin e mbretit Midas së Frigjisë së lashtë  (sot qyteti Han/Eskişehir Turqi).

Në pikturën e parë të quajtur “Plisi në gurët e Midas/Plisi in the Midas stone” Spahiu ka paraqitur  Monumentin madhështor Yazılıkaya 70 metra i lartë, i njohur gjithashtu si Monumenti i Midas ose Varri i Midas, ku ka paraqitur plisin mbi dyert e pallatit mbretëror të mbretit Midas.

Ndërsa në pikturën e dytë “Midas Stone/Gurët e Midas” ka paraqitur peizazhin mahnitës të zonës me gurët unik.

Artisti ka faleminderuar organizatoren e këtij simpozium Seran Tepeoğlu, pritjen dhe organizimin e nivelit shumë të lartë,  gjithashtu ka faleminderuar edhe kryetarin e komunës Erdal Sanli Han/Eskişehir Turqi, ku në shenjë falënderimi për mbeshtjen e këtij simpoziumi i dhuroi një plis simbolin e veshjes shqiptare.

Artisti nga Kosova Sami Spahiu tha se i ka ftuar të gjithë që të vizitojnë Kosovën dhe të marrin pjesë në aktivitetet që organizohen në Kosovë.

Gjithashtu, piktori po merr pjesëonline në ekspozitën e 10-të Ndërkombëtare e Entuziazmit të Republikës, e cila organizohet si pjesë e kremtimit të 99-vjetorit të Republikës së Turqisë, nga data 29 tetor – 29 nëntor 2022, në të cilën ekspozitë marrin pjesë 133 artistë nga Turqia dhe 38 artist nga mbarë bota.

/GazetaSinjali/