Nga aksidenti i trafikut që ndodhi mbrëmë në hyrje të qytetit të Klinës, humbi jetën Armend Rexhepi nga Drenoci i kësaj komune.
Lajmi e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, shkruan Sinjali.
“Mbrëmja e së hënës komunës së Klinës i solli pikëllim të madh. Në aksidentin që ndodhi në Klinë, humbi jetën i riu nga Drenoci i Klinës, Armend Rexhepi. Familjes Rexhepi, miqve dhe shokëve të Armendit, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta! Armendi u prehtë në paqe!Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”
Policia e Kosovës sot ka dhënë më shumë detaje për këtë aksident.
Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Në këtë aksident 9 persona janë lënduar dhe janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim, kurse njëri prej tyre është transferuar për QKUK.