Ky tonik tretës është një mundësi e mirë për të detoksifikuar organizmin në mënyrë natyrale, por dhe për të humbur peshë.
Për më tepër, është mjaft i dobishëm për ata që kanë shqetësime me stomakun dhe aparatin tretës, por edhe për çdo person, pasi që ka ngrënë shumë.
Përgatitja
60 ml uthull molle, 10 gramë xhinxher pluhur, 50 gramë mjaltë dhe një litër ujë. Mjafton t’i përzieni të gjithë përbërësit.
Përdorimi
Mund ta pini të ndarë në pesë gota gjatë gjithë ditës. Dy në mëngjes, gjysmë ore para se të hani vaktin, një gotë gjysmë ore para drekës, një gotë pasdite dhe të fundit gjysmë ore para darkës, transmeton TCH.