image Pija e lashtë shqiptare që bën mrekulli për shëndetin

Pija e lashtë shqiptare që bën mrekulli për shëndetin

news image

Boza është një pije e lashtë shqiptare, e cila më së shumti është prodhuar në veri të Shqipërisë, e në veçanti në zonën e Kukësit. Boza edhe në Kosovë është pije shumë e preferuar në zonën e Gjakovës dhe rrafshit të Dukagjinit.

Boza ka katër përbërës kryesor dhe baza e saj është mielli i misrit.

Ajo formohet nga bashkimi i miellit të misrit e grurit, sheqerit dhe ujit.

Boza shqiptare dallon nga bozat e prodhuara në vendet e tjera, duke pasur përbërës kryesor misrin, ndryshe nga llojet e saj në Turqi, Bullgari e Maqedoni, ku mund të ketë përbërës grurin, elbin, melin ose qiqrat.

Pas prodhimit, boza duhet të ruhet në një temperaturë prej 2 deri në 3 gradë Celsius.

Nëse e lini në ambient me këtë temperaturë, pija mund të zgjasë deri në një muaj pa u prishur.

Boza ka disa dobi për shëndetin siç janë: normalizimi i tensionit të gjakut, rritja e prodhimit të qumështit tek gratë që sapo kanë lindur, si dhe ndihmon në tretjen e ushqimit.

Boza është një pije shumë e dobishme për njerëzit që merren me aktivitete fizike pasi që përmban vitaminat A, C, E, dhe katër lloje të vitaminës B.

Image result for boza