image Phoenix Suns nuk di të ndalet, triumfon edhe ndaj Utah Jazz

Basketboll

Phoenix Suns nuk di të ndalet, triumfon edhe ndaj Utah Jazz

news image

Është zhvilluar edhe një natë në basketbollin më të fortë në botë, NBA, shkruan Sinjali Sport.

Në natën e kaluar në basketbollin amerikan u luajtën katër takime, që të gjitha u mbyllën me rezultate interesante dhe të ngushta.

Nënkampioni, Phoenix Suns ka arritur që ta mposhtë Utah Jazz me rezultat 115:109.

Suns janë skuadra më e mirë në ligë këtë edicion, pasi kanë bilancin më të mirë në ligë prej 37 fitoreve dhe nëntë humbjeve.

Dyshja Devin Booker me 33 pikë dhe Chris Paul me 27 pikë e 14 asistime shkëlqyen edhe në këtë takim për Phoenixin, të cilët vazhdojnë ecurinë fantastike.

Në anën tjetër Utah është në vendin e katërt në Konferencën Perëndimore me 30 fitore dhe 18 humbje.

Te ekipi i Jazz në këtë duel veçohet paraqitja e Jordan Clarkson, i cili i realizoi 22 pikë.

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve të mbrëmshme janë këto:

New York Knicks – Cleveland Cavaliers 93:95

Indiana Pacers – New Orelans Pelicans 113:117

Chicago Bulls – Oklahoma City Thunder 111:110

Utah Jazz – Phoenix Suns 109:115 /Gazeta Sinjali Sporti/