Gjiganti farmaceutik, Pfizer bëri me dije se nuk do të aplikojë për marrjen e një autorizimi urgjent për vaksinën e tij kundër koronavirusit deri në fund të muajit nëntor, duke prerë kështu shpresat e presidentit Trump për nxjerrjen e vaksinës së shumëpritur përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, transmeton Gazeta Sinjali.
Në një deklaratë për media, drejtori i përgjithshëm, Albert Bourla bëri me dije se kompania do ta ketë të qartë nëse vaksina është efektive në fund të tetorit, por koha që do të duhet për të mbledhur të dhënat do ta shtyjnë kërkesën për autorizim me disa javë.
Presidenti Trump ka lënë të kuptohet se një vaksinë do të jetë gati përpara se amerikanët të shkojnë në zgjedhje më 3 nëntor, duke përhapur kështu spekulime se kjo gjë bëhet për qëllime politike.
Ndërsa rivali demokrat Joe Biden u shpreh se është i gatshëm të marrë vaksinën kur të jetë gati dhe shkencëtarët të thonë se është e sigurt. /Gazeta Sinjali/