image Qytetari në Istog vjedh një dozë të vaksinës kundër COVID-19

Siguri

Qytetari në Istog vjedh një dozë të vaksinës kundër COVID-19

news image

Dje rreth orës 07:00 të mëngjesit është arrestuar një qytetar në Istog, i cili dyshohet se kishte vjedhur një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

Sipas Policisë, doza e vjedhur është sekuestruar dhe është kthyer prapë ne qendrën e vaksinimit, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/