Efikasitetet dhe azhurnimet në procesin e prodhimit kanë ndihmuar prodhuesin e vaksinave Pfizer që të dyfishojë prodhimin e vaksinave kundër koronavirusit në muajin e kaluar.
Ndonëse kompania nuk dha ndonjë shifër prodhimi për të mbështetur vlerësimin, zëdhënësja Amy Rose tha se Pfizer pret që prodhimit të rritet, shkruan CNN, përcjell Gazeta Sinjali.
Prodhimi i materialit gjenetik që formon bazën e vaksinës fillimisht zgjati 16 ditë, por së shpejti do të marrë vetëm nëntë deri në 10 ditë, thuhet nga Pfizer.
Drejtori i Pfizer, Albert Bourla, tha javën e kaluar kompania pret që të shpërndajë 200 milionë doza të vaksinës në Shtetet e Bashkuara deri në fund të majit./Gazeta Sinjali/