image Pfizer fillon provat klinike për ilaçin që parandalon COVID-19

Botë

Pfizer fillon provat klinike për ilaçin që parandalon COVID-19

news image

Kompania farmaceutike Pfizer tha se ka filluar një provë klinike në shkallë të gjerë të një ilaçi për të shmangur COVID-19 tek ata që janë të ekspozuar ndaj virusit.

Provat për antibiotikun oral do të përfshijnë 2 mijë e 660 pjesëmarrës të rritur të shëndetshëm që jetojnë në të njëjtën familje me dikë që është i infektuar me COVID-19.

Kompania Pfizer gjithashtu po studion ilaçin te njerëzit që tashmë janë infektuar me COVID-19, por që ende nuk kanë zhvilluar simptoma serioze.

“Nëse është e suksesshme, ne besojmë se kjo terapi mund të ndihmojë në ndalimin e virusit herët, para se të ketë pasur shansin për t’u shpërndarë gjerësisht”, tha nëpërmjet një deklarate, zyrtari kryesor shkencor i kompanisë Pfizer, Dr. Mikael Dolsten.

Ilaçi synon të bllokojë një enzimë kryesore që virusit i nevojitet për t’u shumuar. Nëse funksionon, shkencëtarët besojnë se do të jetë efikas vetëm në fazat e hershme të infeksionit./Gazeta Sinjali/