image Pezullohet mësimi edhe për nesër në Shqipëri

Rajon

Pezullohet mësimi edhe për nesër në Shqipëri

news image

Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Besa Shahini, ka njoftuar se mësimi është pezulluar edhe për ditën e nesërme.

“Kemi vendosur që të pezullojmë mësimin në të gjitha shkollat, kopshtet dhe çerdhet e vendit (përfshirë privatin) edhe ditën e nesërme (datë 27 Nëntor, 2019) në mënyrë që familjet të qëndrojnë së bashku dhe ta përballojnë situatën duke u solidarizuar me ata që u prekën më së shumti nga kjo tragjedi”, njoftoi ajo.


Shahini deklaroi se është e tronditur nga humbja e jetëve dhe lëndimet trupore që kanë pësuar qytetarët si pasojë e tërmetit.

“Bëj me dije se ekipet tona po vijojnë ndërkohë me evidentimin e dëmeve materiale dhe hartimin e planit të masave për shkollat e dëmtuara”, vijoi Shahini. /Gazeta Sinjali/