Aktori i njohur me famë botërore, Tom Cruise është detyruar që të mbyllet në një hotel luksoz në Venecia pasi xhirimet e filmit, “Mission Impossible 7” janë pezulluar pas shpërthimit të koronavirusit në Itali.
Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, aktori duhet të kishte nisur xhirimet në disa prej zonave më piktoreske dhe të famshme të qytetit italian, por që gjithçka është shtyrë.
Tom Cruise ka mbërritur në Venecia në 20 shkurt dhe tani ka ngecur në një hotel të Venecias, duke pritur që të merret një vendim mbi xhirimet e filmit.
Në Itali ka shkuar numri i viktimave në shtatë koronavirusi dhe raportohet se janë prekur 219 persona./Gazeta Sinjali/