Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se është duke analizuar situatën e fundit në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda”, në Gjakovë.
ShSKUK ka thënë se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, konform kompetencave ligjore që ka, për të ofruar shërbime shëndetësore për qytetarët e rajonit të Gjakovës.
Spitali “Isa Grezda” ka marrë vendim të ndërpresë punën në sallat e operacioneve, përveç rasteve urgjente.
Sipas tyre, vendimi është marrë për shkak të periudhës së pushimeve si dhe mungesës anesteziologëve.
Përmes reagimit, ShSKUK ka dënuar veprimin e të punësuarve të këtij spitali, të cilët një ditë më parë penguan punën e ekipit të Nacionales.
Sipas ShSKUK-së, së shpejti do të bëhen publik hapat që do të ndërmerren në Spitalin e Gjakovës.