image Petkoviq vazhdon të viktimizohet: Populli serb është ngopur dhe nuk duron më

Politikë

Petkoviq vazhdon të viktimizohet: Populli serb është ngopur dhe nuk duron më

news image

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është “i vetmi që dëshiron konflikte dhe luftë” dhe se “Beogradi dhe populli serb dëshirojnë paqe dhe gjithmonë insistojnë në paqe”.

“Populli serb është ngopur me terrorin e Kurtit dhe nuk do të durojmë më, populli serb do të përgjigjet me gjithë çka ka kundër agresionit të Kurtit”, ka thënë ai përmes një postimi në Facebook, duke mos ofruar dëshmi për pretendimet e bëra.

/GazetaSinjali/