image Petkoviq: Ujmani është pjesë e Serbisë, Kurti s'mund të shkojë sa herë t'i teket

Rajon

Petkoviq: Ujmani është pjesë e Serbisë, Kurti s’mund të shkojë sa herë t’i teket

news image

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Liqeni i Ujmanit nuk i takon Kosovës.

Sipas tij ky liqen është pronë e Serbisë dhe se Kurti nuk mund të shkojë në atë pjesë të vendit sa herë që ky i fundit dëshiron.

“Një raport i tillë është i kuptueshëm – kur nuk e ke tënden, e merr të huajën. Për këtë arsye ai po tenton që opinionit t’i hedh pluhur syve se Ujmani është pronë e të ashtuquajturës Kosovë, dhe se në veri mund të shkojë kur t’i teket”, ka thënë Petkoviq./Gazeta Sinjali/