image Petkoviq: Situata të kthehet para 20 shtatorit dhe pastaj shkoj në Bruksel - Sinjali

Petkoviq: Situata të kthehet para 20 shtatorit dhe pastaj shkoj në Bruksel

news image

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka deklaruar se nuk do të shkojë në Bruksel nëse situata me reciprocitetin e targave nuk kthehet siç ka qenë para 20 shtatorit, transmeton Gazeta Sinjali.

“Me lëvizjet e njëanshme nga Prishtina, ne jemi në një situatë ku kriza, e shkaktuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërcënon të kthehet në diçka shumë më tepër”, tha ai për RTS.

Reagimi i Petkoviq erdhi pas situatës së krijuar së fundi në veri, ku serbët duhet të vendosin targat e përkohshme, duke i larguar ato serbe në rast se duan të hyjnë në territor të Kosovës. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin