image Petkoviq: Raundi i ri i dialogut në Bruksel do t'i kushtohet Asociacionit

Politikë

Petkoviq: Raundi i ri i dialogut në Bruksel do t’i kushtohet Asociacionit

news image

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka thënë se raundi i ardhshëm i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë i nivelit të lartë politk do të mbahet më 2 maj dhe do t’i kushtohet Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Petkoviq ka thënë Asociacioni do të formohet sipas marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015.

“Le të shkojmë në hapat më konkretë kur bëhet fjalë për formimin e Asociacionit, por jo ashtu siç dëshiron (Kryeministri i Kosovës) Albin Kurti, por mënyra se si është rënë dakord përmes katër marrëveshjeve nga viti 2013 dhe 2015.” – ka thënë ai në RTS.

Ai ka thënë se edhe pse kanë kaluar 10 vite nga Marrëveshja e Brukselit, Kosova nuk ka themeluar Asociacioni.

“Kur shikoni gjithçka që ka ndodhur në 10 vitet e fundit, do të shihni se komuniteti ndërkombëtar – Bashkimi Evropian dhe ata që e mbështetën procesin e dialogut – mbajnë një përgjegjësi të veçantë, sepse ata ishin të detyruar të bënin presion mbi Prishtinën që të formojë Asociacionit.” – ka thënë ai, duke shtuar se Asociacioni është “shtylla kurrizore e dialogut”.

Më tej, ai ka thënë se me miratimin e vendimit për liberalizimin e vizave, Kosova është shpërblyer.

“Dhe për çfarë u shpërblye? Për dëbimin e serbëve? Për të ushtruar presion çdo ditë? Sepse pa ndërprerje gjeneron kriza në veri të Kosovës dhe Metohisë? Ai u shpërblye për këtë.” – ka thënë ai.

/GazetaSinjali/