image Petkoviq për shtëpinë e Devës: “Pritej që politikanët shqiptarë t’i relativizojnë kriminelët”

Politikë

Petkoviq për shtëpinë e Devës: “Pritej që politikanët shqiptarë t’i relativizojnë kriminelët”

news image

Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka theksuar se është shumë e rëndësishme që misionet e BE-së dhe UNDP-së në Kosovë të heqin dorë nga restaurimi i shtëpisë së “bashkëpunëtorit nazist”, Xhafer Deva.

Madje, Petkoviq tha se një gjë e tillë pritej nga politikanët shqiptarët që të “vazhdonin të relativizojnë kriminelët dhe të rishikojnë historinë”.

“Nëse publiku nuk do të kishte ngritur zërin, Albin Kurti do ta kishte çuar deri në fund këtë projekt”.

/Gazeta Sinjali/