image Petkoviq për marrëveshjen në Bruksel: Pjesa më e rëndësishme është largimi i Njësisë Speciale nga veriu

Politikë

Petkoviq për marrëveshjen në Bruksel: Pjesa më e rëndësishme është largimi i Njësisë Speciale nga veriu

news image

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se marrëveshja e së enjtes e nënshkruar në Bruksel është e një rëndësie të veçantë për ta, shkruan Gazeta Sinjali.

Tërheqja e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhe dërgimi i forcave të KFOR-it në veri është pjesa më e rëndësishme për të.

Më e rëndësishmja për njerëzit tanë nga kjo marrëveshje është largimi i Njësive Speciale dhe dërgimi i KFOR-it me anë të së cilës fuqizohet Rezoluta 1244”, ka thënë Petkoviq.

Më tutje ai ka thënë se sipas marrëveshjes nuk do të ketë largim të targave “KM” në pjesën veriore./GazetaSinjali/