Shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar pas deklaratave të ministrit të brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla i cili tha se kushdo që futet pa leje në territorin e Kosovës do të arrestohet, përfshirë edhe presidentin serb.
Sipas Petkoviqit, Kosova nuk mund ta pengojë kurrë Vuçiqin që të ndihmojë popullin serb.
Sipas tij, nuk është rastësi që këto deklarata vijnë në ditën kur Vuçiq do të mbajë fjalim në OKB.
“Nuk është rastësi që ky kërcënim është shqiptuar në ditën kur presidenti Vuçiq do të mbajë një fjalim historik në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe do të vërë në dukje problemet e popullit serb në Kosovë dhe asnjë kërcënim nga Prishtina nuk mund ta bëjë këtë. Prandaj është më mirë që Sveçla dhe Kurti të dëgjojnë me kujdes atë fjalim dhe të mbajnë shënime, në vend që të merren me kërcënime të pakuptimta”, tha Petkoviq.