image Petkoviq: Osmani dhe Kurti po i rrisin tensionet me shpalljen e zgjedhjeve në veri

Rajon

Petkoviq: Osmani dhe Kurti po i rrisin tensionet me shpalljen e zgjedhjeve në veri

news image

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka vlerësuar se me vendimin e njëanshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të veçanta në katër komunat serbe në veri të Kosovës, në prag të festës të Shën Nikollës, qeveria e Kosovës vazhdon të ushtrojë dhunë ligjore dhe institucionale ndaj serbëve, duke shkelur ndër të tjera edhe pikën 11 të Marrëveshjes së Brukselit, njoftoi kjo zyrë.

Siç tha ai, kjo është edhe një dëshmi se Kosova asnjëherë nuk ka dashur bashkëpunim institucional me serbët në Kosovë, por se ata vetëm janë munduar ta zbatojnë dhe plotësojnë idenë e tyre madhështore shqiptare dhe t’i dëbojnë serbët nga vatrat e tyre shekullore.

Siç ka theksuar se zgjedhjet për komunat serbe, pa serb dhe popull serb, nuk kanë kuptim dhe si të tilla janë të dënuara me dështim.

“Kjo është një tentativë e re e Kosovës për të pushtuar veriun e Kosovës, duke u fshehur pas një lloj procesi zgjedhor në një kohë kur me veprimet e tyre të njëanshme dhe të paligjshme, Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe pasardhësit e tyre po rrisin edhe më tej tensionet”, tha Petkoviq.

Sipas tij, asnjë shantazh dhe kërcënim nuk do të ketë sukses që t’i frikësojë serbët e larguar nga institucionet e Republikës së Kosovës, duke thënë qartë se e vetmja rrugë për kthim është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe heqja e vendimeve të paligjshme dhe të njëanshme për targa.

“Mirëpo, në Kosovë dinë vetëm për lëvizje të dhunshme, kërcënime dhe kërcitje të armëve dhe për këtë, Kurti tani po hyn në një fazë të re të konfrontimit me serbët, me vendim të njëanshëm për të kryer aksione elektorale në veri të vendit. Kosova, edhe pse është e qartë për të gjithë se një procedurë e tillë është e kotë, sepse serbët në Kosovë nuk mund ta vuajnë më terrorin e Kosovës dhe shkeljen e të drejtave themelore të njeriut”, ka përfunduar Petkoviq.

/GazetaSinjali/