Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ka vlerësuar se “mesazhet e Albin Kurtit se ai ka frikë nga një përshkallëzim i ri i situatës në veri të Kosovës nuk janë gjë tjetër veçse krijimi i alibisë për veprime të reja të njëanshme të Prishtinës, drejtuar popullit serb në krahinë”.
“Të gjithë e dinë mirë se i vetmi që shkakton tensione, konflikte dhe aksione të dhunshme në veri të Kosovës dhe Metohisë është Albin Kurti, përmes falangave të tij parapolicore, prandaj fjalët e tij nuk mund të interpretohen ndryshe veçse si kërcënime të reja të liga ndaj serbëve në veri të Kosovës dhe Metohisë”, ka thënë ai.
Petkoviq ka theksuar se për këtë, Kurti do të jetë drejtpërdrejt përgjegjës për çdo veprim të mundshëm kundër popullit serb në veri dhe paqes në këto zona.
“Atij nuk ia vlen asnjë tentativë për kriminalizimin e popullit paqësor serb në veri të Kosovës e Metohisë, as spinacione mediatike dhe zëvendësim tezash, kur dihet se kush është burimi i të gjitha problemeve në krahinë. Le të mos gënjejë dhe duke mashtruar njëherë e përgjithmonë, kur e gjithë bashkësia ndërkombëtare e ka shënuar qartë Prishtinën si burim jostabiliteti dhe veprimesh të njëanshme në terren me të cilat ai po përpiqet të kryejë pushtimin e dhunshëm të komunave serbe në veri”, ka theksuar Petkoviq.
Ai theksoi se “Beogradi dhe serbët nga Kosova e Metohija nuk kërcënojnë askënd dhe nuk duan konflikte dhe konfrontime, por se duan të jetojnë në paqe, të vetëm, me fqinjët e tyre shqiptarë”.