image Petkoviq: Kurti po mundohet në çdo mënyrë të shmangë detyrimin për formimin e Asociacionit

Politikë

Petkoviq: Kurti po mundohet në çdo mënyrë të shmangë detyrimin për formimin e Asociacionit

news image

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka deklaruar pasditen e sotme se Albin Kurti përmes mënyrave të dallueshme, tenton t’i shmanget detyrimit për formimin e Bashkësisë së komunave me shumicë serbe dhe për këtë “momentalisht po i thyhet shtiza”.

Petkoviq gjatë pauzës pas takimit mes përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Joseph Borrell dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka thënë se presidenti serb “po lufton për respektimin e marrëveshjes së Brukselit”.

“Kurti në të gjitha mënyrat po tenton të shmangë detyrimet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. E bën këtë përmes mënyrave dhe hileve të dukshme”, ka thënë Petkoviq.

Petkoviq shton se është pikërisht kjo arsyeja që u është thyer shtiza dhe ku kësisoj “po mbretëron nervozizmi”.

“Qytetarët e Serbisë e shikojnë qartë atë çfarë bën dhe flet presidenti Aleksandar Vuçiq ku do të dalë e tregojë se çfarë po bën opozita në Beograd, e cila po përpiqet të dëmtojë në çdo lloj mënyre vendin e vet. Për këtë do të flasim, këtu jemi të fokusuar tek dialogu dhe Bashkësia e Komunave Serbe” ka thënë Petkoviq.

/GazetaSinjali/