Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, deklaroi se problemi më i madh i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është se secilin serb e quan kriminel.
Petkoviq përmes një postimi në Twitter, ka shpërndarë disa fotografi të protestës që sot është mbajtur në veri të vendit, duke deklaruar se ato pamje flasin shumë, sipas tij për urrejtjen që ka Kurti për popullin serb.
“Problemi më i madh i Kurtit është se çdo serb në veri e quan kriminel. Kjo flet shumë për urrejtjen e Kurtit ndaj popullit ????????. Mbi 10 mijë persona protestuan sot dhe i thanë jo paligjshmërisë së Kurtit dhe nëpërkëmbjes së marrëveshjeve. Albin Kurti, mësohuni të mos i quani serbët kriminelë”, ka shkruar Petkoviq.
Gjatë ditë së djeshme, Lista Serbe me anë të një konferencë për media ka bërë të ditur se janë larguar nga të gjitha pozitat në institucionet qendrore të vendit, si dhe në veri të Kosovës.