image Petkoviq i reagon Tadiqit: Interesat serbe janë shkelur nga politikat e tua të dëmshme

Rajon

Petkoviq i reagon Tadiqit: Interesat serbe janë shkelur nga politikat e tua të dëmshme

news image

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar ndaj ish-presidentit serb, Boris Tadiq, pasi ky i fundit ka thënë se shpreson që brenda këtij viti do të arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë Tadiq ka thënë se kjo marrëveshje do të jetë një “goditje” për interesat serbe në Kosovë.

Lidhur me këtë ka folur Petkoviq, duke thënë se “interesat serbe në Kosovë janë shkelur nga politika e dëmshme e Boris Tadiqit”.

“Interesat tona kombëtare në Kosovë dhe Metohi u shkelën nga politika katastrofike e Boris Tadiqit. Ndërsa “e bëri heroin” nga Rumania duke njoftuar kur e ashtuquajtura Kosova shpalli pavarësinë. Aleksandar Vuçiq po lufton me mençuri dhe guxim për të mbrojtur popullin tonë në krahinë dhe do ta bëjë këtë derisa të jetë në krye të Serbisë”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.

/GazetaSinjali/