image Ish-presidenti i Serbisë: Brenda këtij viti pres një marrëveshje Kosovë-Serbi

Rajon

Ish-presidenti i Serbisë: Brenda këtij viti pres një marrëveshje Kosovë-Serbi

news image

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se pret që deri në fund të këtij muaji, apo në fillim të dhjetorit të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Tadiq me anë të një postimi në Twitter, ka shkruar se kjo marrëveshje ‘do të prezantohet si fitore, e cila në mënyrë dramatike do t’i dëmtoj tona interesa tona legjitime në Kosovë’.

“Në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm, pres një marrëveshje që do të paraqitet si fitore, por që në fakt do të kërcënojë në mënyrë dramatike interesat tona legjitime në Kosovë”, ka shkruar Tadiq në Twitter.

/GazetaSinjali/