Shefi i të ashtuquajturës Zyra e Kosovës në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se nuk do të ketë afate të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në dialog ndërmjet dy palëve, duke iu referuar deklaratave të këtij të fundit për një marrëveshje gjithëpërfshirëse përgjatë mandatit të tij.
Bislimi duhet ta kuptojë, theksoi Petkoviq, se mandati i Kurtit, si kornizë për afatin e pretenduar për dialog, nuk është asgjë e veçantë dhe e dhënë nga Zoti, sidomos pas zgjedhjeve lokale në Kosovë, raporton Tanjug.
“Duke gjykuar nga deklaratat e Besnik Bislimit dhe shefit të tij Kurtit, të cilët mohojnë vetë mundësinë e krijimit të Asociacionit të Komunave, përfundimi i dialogut nuk mund të shihet pa të”, tha Petkoviq në një deklaratë.
Deklaratat e Petkoviq vijnë pas deklarimeve të Kurtit se një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë do të arrihen përgjatë mandatit 4-vjeçar të tij. /GazetaSinjali/