image Petkoviq nervozohet, thotë se iu ndalua hyrja në Kosovë

Politikë

Petkoviq nervozohet, thotë se iu ndalua hyrja në Kosovë

news image

Shefit të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq i është ndaluar hyrja në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu është bërë e ditur nga kjo zyre përmes një njoftimi në Facebook ku theksoi se “ky është ndalimi i tretë për negociatorin kryesor serb në dialogun teknik”.

Siç thuhet në njoftim, ndalimi ndaj Petkoviqit, para vazhdimit të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, tregon gjithashtu mosgatitshmërinë e Prishtinës për të normalizuar marrëdhëniet me Beogradin.

Sipas kësaj zyre, Petkoviq ka planifikuar që në Kosovë të qëndrojë dy ditë për vizitë në vendet ku ka investuar Serbia.

Një shkelje flagrante e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe marrëveshjes për vizitat zyrtare dhe ky ndalim do të jetë temë e takimeve të ardhshme në Bruksel ”, sipas njoftimit në Facebook . /GazetaSinjali/