image Parimi i reciprocitetit - Të ardhurit nga këto shtete duhet të kenë testin negativ për të hyrë në Kosovë

Shëndetësi

Parimi i reciprocitetit – Të ardhurit nga këto shtete duhet të kenë testin negativ për të hyrë në Kosovë

news image

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur online tani mbledhjen e saj të 39-të, raporton Gazeta Sinjali.

Pika e vetme e rendit të ditës së kësaj mbledhje është shqyrtimi i propozim-vendimit për masat e veçanta për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Gazeta Sinjali mëson se ndër masat që priten të votohen, me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë, është edhe kushti për posedimin e testit negativ për hyrje në Kosovë, në bazë të parimit të reciprocitetit.

Meqenëse, nga kjo ministri kanë njoftuar se lista e Kosovës për vendet me rrezik të lartë të përhapjes së koronavirusit përditësohet në bazë të listës ECDC, i bie që ky kusht do të vlejë për 24 shtete të Evropës.

Kjo listë përfshin: Austrinë, Belgjikën, Bullgarinë, Kroacinë, Çekinë, Danimarkën, Francën, Hungarinë, Islandën, Irlandën, Italinë, Letoninë, Lituaninë, Luksemburgun, Maltën, Holandën, Poloninë, Portugalinë, Rumaninë, Slloveninë, Sllovakinë, Spanjën, Suedinë dhe Britaninë e Madhe.

Përjashtim do të ketë për të ardhurit që:

Shtetasit e huaj të cilët vetëm do të kalojnë nëpër territorin e RKS-së dhe me kusht që në hyrje do të nënshkruajnë një deklaratë që në afat prej 3 orësh do ta lëshojnë territorin e RKS-se;

Ata të cilët do të hynë në pikat kufitare tokësore, me qëllim të daljes nëpër pikat ajrore, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe pikat tokësore nuk ka nevojë për vërtetim për test RT- PCR negativ, shtetasit e huaj janë të obliguar të paraqesin biletën e aeroplanit dhe të nënshkruajnë deklaratën që brenda 3 orësh do ta lëshojnë territorin e RKS-së;

Transportuesit profesionistë (vozitësit) nuk është e nevojshme të kenë vërtetim për testin PCR negativ, me kusht që të respektohet protokolli për transport ndërkombëtar;

Për transport të organizuar me autobus ose linjë te rregullt ndërkombëtare tranzite, nuk nevojitet testi RT-PCR negativ, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e RKS-së brenda 5 orësh;

Shtetasit e huaj të cilët e kanë të rregulluar lejeqëndrimin e përkohshëm ose përhershëm në RKS, gjatë hyrjes në RKS duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ,  të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në RKS;

Në rast të mos paraqitjes së dëshmisë së testit negativ, shtetasit e huaj obligohen të vetë-izolohen për 7 ditë;

 Diplomatët e huaj që janë akredituar në RKS si dhe familjarët e tyre, nuk është e nevojshme të kenë vërtetim për  test RT-PCR negativ;

Shtetasit e huaj të cilët kanë caktuar termin për mjekim në institucione shëndetësore në RKS-së, mund të hyjnë nëse paraqesin vërtetim për test TR-PCR negative,  të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në RKS si dhe vërtetimin për termin të caktuar të lëshuar nga spitali;

Bartësit e dokumenteve personale të lëshuara nga RKS mirëpo me adresë vendbanimi në një shtet tjetër gjatë hyrjes në RKS duhet të paraqesinvërtetim për test RT-PCR negative,  të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në RKS./Gazeta Sinjali/