Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Qeveri të Serbisë, Petar Petkoviq, ka dënuar sulmin në veturën e Policisë së Kosovës, duke thënë se ky incident nuk ka të bëjë me serbët.
“Ne e dënojmë fuqishëm sulmin ndaj automjetit të SHPK-së, si dhe çdo përpjekje të mëparshme për të rrezikuar paqen dhe stabilitetin. Ngritja e tensioneve në terren, veçanërisht në veri, nuk ka të bëjë fare me serbët”, shkroi Petkoviq në Twitter.
Ai thekson se ky sulm nuk ka të bëjë me serbët, por se ka të bëjë me nevojën e shumë njerëzve për të nxirë serbët në veri.
“Pyesni veten – kush është për këtë?!”, ka thënë Petkoviq.