image Diaspora e rriti Kosovën financiarisht me afër 5 milionë euro në verën që e lamë pas - Sinjali

Diaspora e rriti Kosovën financiarisht me afër 5 milionë euro në verën që e lamë pas

news image

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati thotë se mërgata po kontribuon në rritjen e depozitave në Kosovë.

Murati ka shpjeguar se në fund të muajit korrik, niveli i depozitave në valutën Euro, ishte 4.88 miliardë euro, si pasojë e ardhjes së diasporës në vend.

Njoftimi i plotë:

Pulsi ekonomik. Një indikator i rëndësishëm i ekonomisë është edhe niveli i depozitave të qytetarëve në sistemin bankar.

Siç mund të shihet nga grafiku më poshtë, në fillim të vitit kishte një rënie të theksuar të nivelit të depozitave si rezultat i luftës që nisi në Ukrainë. Për shkak të rritjes së çmimeve e rrezikut të mbylljes së kufijve, qytetarët e bizneset nxituan të furnizoheshin me mallëra, gjë që shkaktoi një rënie të nivelit të likuiditetit në ekonomi.

Mirëpo trendi kthehet në pozitiv në muajin prill, kur nis zbatimi i pakos mbështetëse për qytetarët në vlerë prej 100 milionë euro, ku përfituan familjet në asistencë sociale, punëtorët e sektorit publik e privat, pensionistët e studentët.

Një gjë tjetër interesante që vërehet është edhe kontributi i jashtëzakonshëm i mërgatës sonë në muajin korrik, atëherë kur edhe fillon ardhja masive e tyre në vendlindje, ku depozitat bankare shënojnë nivel rekord. Në fund të muajit korrik, niveli i depozitave në valutën Euro, ishte 4.88 miliardë euro.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin