image Petkoviç i kapet ambasadores gjermane në Beograd pas deklaratës se Serbia s’mund të rikthejë forca ushtarake në Kosovë

Politikë

Petkoviç i kapet ambasadores gjermane në Beograd pas deklaratës se Serbia s’mund të rikthejë forca ushtarake në Kosovë

news image

Gjermania e quajti “krejtësisht të papranueshme” idenë që Serbia të mund edhe të sugjeronte, e lëre më të kërkonte, të ashtuquajturin “rikthim” të rreth një mijë trupave policore dhe ushtarake në Kosovë, duke u thirrur në Rezolutën 12/44.

Pas kryediplomates gjermane Annalena Baerbock, ambasadorja gjermane në Beograd Anke Konrad e qartësoi edhe më tej pozicionin e Gjermanisë në këtë çështje.

Rezoluta 12/44 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara “nuk ofron bazë” për rikthimin e forcave serbe në veri të Kosovës, ka thënë ambasadorja gjermane në Beograd, Anke Konrad.

Një deklaratë e tillë ka zgjuar reagimin e të ashtuquajturit drejtor të një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviç.

“Ku na qenka pozicioni parimor i Gjermanisë ndaj asaj që shkruhet në mënyrë eksplicite në Rezolutën 12/44, se nuk paska bazë për rikthimin e ushtrisë [serbe] në Kosovë, dhe se ajo që nuk është në Rezolutë, siç është shkelja e integritetit territorial të Serbisë, paska bazë. Ku është e drejta ndërkombëtare?”, ka shkruar Petkoviç në Twitter.

/GazetaSinjali/