Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, njoftoi se e ka shpallur person non-grata fituesin e çmimit Nobel, Peter Handke.
“Sot kam vendosur të shpalli Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë.
Ai është një person non-grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbështetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm”, tha Pacolli.
Ndryshe, shkrimtari kishte shprehur haptas mbështetjen e tij për të ashtuquajturin “Kasapi i Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq dhe krimet e tij të kryera në Bosnje e Kosovë.
Kosova dhe disa shtete të tjera e kishin bojkotuar ceremoninë e dhënies së Nobelit për austriakun. /Gazeta Sinjali/