Drejtori i ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se ia ka prezantuar Brukselit zyrtar rastin e Dragica Gashiqit, serbes që u rikthye të jetojë në Gjakovë, por që u padit nga kjo komunë, raporton Gazeta Sinjali.
“Nëse dikush mendon se kthimi i serbëve në Kosovë bëhet në një mënyrë të tillë, ata gabimisht rrezikojnë, sepse mesazhet që dërgohen, si në rastin e Dragica Gashiq, janë mesazhe të frikësimit të personave të zhvendosur brenda vendit, ashtu që ata të bëjnë të mos kthehen”, deklaroi Petkoviq gjatë vizitës së tij në Klinë.
Ai ka bërë të ditur se zyra e udhëhequr nga ai, ka ndarë 2 mijë e 550 euro ndihmë financiare dhe ndihma ushqimore për Gashiqin, derisa Vuksan Gojkoviqit raportohet se po e ndihmon atë, duke ia siguruar një punë, raporton Kosovo Online, përcjell Gazeta Sinjali./Gazeta Sinjali/