image Pensilvania betejë për Joe Biden

Botë

Pensilvania betejë për Joe Biden

news image

Pensilvania është një betejë personale për Joe Biden. Vendlindja e tij, Scranton luan një rol qëndror në identitetin e tij si “Scranton Joe”.

Sipas ekspertëve të fushatës, Biden do ta fitojë Pensilavinë me një diferencë të konsiderueshme, kur të përfundojë numërimi i votave.

Nëse kjo realizohet, do të ishte shpërblimi më i mirë për shumë udhëtime të Biden në Keystone gjatë fushatës së tij, të cilën ai e nisi dhe e mbylli në Pensilvani.

Po ashtu, Biden kaloi pothuajse të gjithë të dielën, të hënën dhe ditën e zgjedhjeve në Pensilvani.

Pikërisht, në Ditën e Zgjedhjeve, ndalesat e Biden kishin një kthesë nostalgjike, pasi ai kaloi nga shtëpia e tij e fëmijërisë në Scranton, si dhe në vendet e tjera të preferuara në qytetin e tij të lindjes.

Momentalisht, Biden ka 18 mijë vota më pak se Trump në Pensilvani, por azhurnimi i ri i të dhënave nuk është bërë ende. Shteti ka 20 vota të kolegjit elektoral dhe nëse Biden fiton, ai do të fitonte presidencën./Gazeta Sinjali/